Çka tha Coutinho për Messin dhe Iniestan në prezantim te Barcelona?

Futboll

Çka tha Coutinho për Messin dhe Iniestan në prezantim te Barcelona?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:43
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho është prezantuar si lojtar i Barcelonës. Futbollisti që i kushtoi katalanëve 160 milionë euro, ka deklaruar se me kalimin në ‘Camp Nou’, ka realizuar ëndrrën e madhe të tij.

Mes tjerash, në konferencën e parë si lojtar i Barcelonës, Coutinho ka folur edhe për lojtarët e skuadrës së re, si Messi, Iniesta e Suarez.

Coutinho nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për këta lojtar, duke e cilësuar si të jashtëzakonshëm Messin,e  gjeni Iniestan.

“Messi është një lojtar i madh, jam shumë me fat që do të luaj me të”, ka deklaruar Coutinho.

“Iniesta për mua është një gjeni, është nder të luaj me të dhe të mësoj prej tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat