Real i mbyll derën Inter-it për Kovacic - Bota Sot
Real i mbyll derën Inter-it për Kovacic

Futboll

E shtunë, 17 nëntor 2018

Real i mbyll derën Inter-it për Kovacic

Më: 20 janar 2018 Në ora: 23:49
Mateo Kovacic

Real Madrid i ka thënë Inter-it ta harrojë huazimin e Mateo Kovacic këtë muaj, pretendojnë raportet në Spanjë.

Ditët e fundit është përfolur për një rikthim të lojtarit të përfaqësueses kroate në San Siro për gjashtë muaj, i cili shihet si një alternativë e mesfushorit të Jiangsu Suning Ramires.

Gjithsesi, Defensa Central pretendon se Real i ka mbyllur derën italianëve teksa nuk duan t’ia dëgjojnë fare ofertën e mundshme.

Kovacic iu bashkua Inter-it nga Dinamo Zagreb në janar të 2013 për 11 mln euro dhe u shit te Real Madrid për 31 mln euro plus bonuse në verën e 2015.

Kroati ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon me Merengues në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar një asist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test