Espanyol pret Barcelona-n, miqtë s’humbasin në La Liga prej 28 ndeshjesh

Futboll

Espanyol pret Barcelona-n, miqtë s’humbasin në La Liga prej 28 ndeshjesh

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 07:01
Espanyol -Barcelona

Java e 22-të e kampionatit spanjoll do të na ofrojë derbin e tretë katalanas në harkun e tri javëve, i dyti që do të luhet në “RDCDE Stadium”, aty ku Espanyol do të presë Barcelona-n. Kjo do të jetë edhe sfida mes sulmit më të mirë dhe sulmit më të keq të La Liga-s. “Blaugranat”, siç mund të imgajonohet, janë skuadra që ka shënuar më shumë gola (59), ndërsa Espanyol ka realizuar vetëm 18 në 21 takime të luajtura deri tani, më pak se një për ndeshje.

Megjithatë, Espanyol ka qenë i vetmi ekip që ka mundur Barçën në këtë sezon (nëse nuk llogaritet Superkupa e Spanjës, e luajtur në gusht). Por, pas asaj fitore 1-0 të arritur në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, bardheblutë kanë humbur tri ndeshjet pasardhëse. Barcelona, nga ana tjetër, pas përmbysjes të së dielës së kaluar kundër Alaves (2-1) mbeten skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje në La Liga. Leo Messi u bë golashënuesi më i mirë në La Liga, për sa i takon golave të realizuar me goditje dënimi (20), duke lënë mbrapa Cristiano Ronaldo-n (19). Argjentinasi ka realizuar dy gola me goditje dënimi në tri ndeshjet e fundit të La Liga-s.

Lojtari që duhet mbajtur nën vëzhgim është Philippe Coutinho, i cili ka qenë i huazuar për gjashtë muaj tek Espanyol kur ka qenë vetëm 20 vjeç. Tani do të kthehet në “RCDE Stadium” me synimin për të realizuar golin e tij të parë me fanellën e Barcelona-s. Ndërkohë, hera e fundit që Espanyol ka fituar në shtëpi një derbi të kampionatit kundër Barcelona-s duhet të kthehemi mbrapa te sezoni 2006/07. Për më tepër, ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në pesë përballjet e fundit derbi që kanë luajtur në shtëpi. Rezultati i përgjithshëm i atyre ndeshjeve ka qenë 0-8 për Barcelona-n. Në fund, “Blaugranat” janë të pamposhtur në 28 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat