Më në fund flet Mahrez: “Do të vazhdoj të jap gjithçka për Leicester City” - Bota Sot
Më në fund flet Mahrez: “Do të vazhdoj të jap gjithçka për Leicester City”

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Më në fund flet Mahrez: “Do të vazhdoj të jap gjithçka për Leicester City”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:51
Riyad Mahrez

Mahrez do të vazhdojë të japë gjithçka nga vetja për Leicesterin, pavarësisht asaj që ndodhi në afatin kalimtar të janarit.

Anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, është rikthyer në stërvitje për herë të parë qëkur dështoi transferimi te Manchester City në afatin kalimtar të janarit.

26-vjeçari nuk është stërvitur me bashkëlojtarët që kur Leicesteri e refuzoi ofertën prej rreth 62 milionë euro nga lideri i Premierligës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

“Në 10 ditët e fundit shumë njerëz që pretendojnë se janë shokë të mi kanë folur për mua, për gjëra që ata nuk i dinë”, tha Mahrez.

“Kam qenë pjesë e Leicester City në arritjen e shumë sukseseve që nga promovimi në Premierligë e deri te titulli i kampionit”.

“Synimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë, të jap 100 kurdo që luaj për klubin, për shokët e skuadrës dhe për tifozët. Këto synimi mbesin të njëjta edhe sot dhe do të vazhdojnë të jenë derisa të jem pjesë e këtij ekipi”, theksoi mes tjerash Mahrez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test