Harry Kane flet për ndeshjen Juventus – Tottenham - Bota Sot
Harry Kane flet për ndeshjen Juventus – Tottenham

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Harry Kane flet për ndeshjen Juventus – Tottenham

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:54
Harry Kane

Nesër (e martë) rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.

Tottenham Hotspur do të jetë mysafir i Juventusit në ‘Alianz Stadium’.

Sulmuesi më në formë në Evropë, Harry Kane, është optimist se skuadra e tij të regjistrojë një paraqitje të mirë ndaj Juventusit.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Juventusi janë një ekip fantastik dhe unë jam gati për këtë sfidë”, ka deklaruar Kane.

“Ne e respektojmë Juventusin, por kemi ardhur këtu me shumë besim. Do të jetë e vështirë nata e nesërme, por shpresojmë se do të mund ta kryejmë punën”.

“Askush nuk ka pritur që ne do të kalojmë fazën e grupit dhe kështu ne vijmë këtu me shumë vetëbesim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test