Mesfushori i Unitedit arrin marrëveshje me skuadrën turke

Futboll

Mesfushori i Unitedit arrin marrëveshje me skuadrën turke

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Marouane Fellaini

Mesfushori i Manchster Unitedit, Marouane Fellaini ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Besiktas

Marouane Fellaini do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën turke Besiktas, shkruan Fotomac.

Belgut i ishte ofruar kontratë e re edhe nga United, por ai nuk është i kënaqur me hapësirën që ka në skuadrën e Jose Mourinhos.

Fellaini në United ishte transferuar në verën e vitit 2013 nga skuadra e Evertonit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat