Real – PSG, përballje që vendosin fatin e dy trajnerëve - Bota Sot
Real – PSG, përballje që vendosin fatin e dy trajnerëve

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

Real – PSG, përballje që vendosin fatin e dy trajnerëve

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:29
Zinedine Zidane dhe Unai Emery

Real Madrid – PSG është përballja më interesante e kësaj faze të Ligës së Kampionëve

Fati i dy trajnerëve Zinedine Zidane dhe Unai Emery mund të vendoset në përballjen ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Francezi këtë sezon nuk është në nivelin e tij, pasi tashmë është eliminuar nga Copa del Rey dhe janë jashtë garës për titullin e La Ligas.

Një eliminim i hershëm nga Liga e Kampionëve do të thoshte edhe fundin e tij në Santiago bernabeu, pas dy viteve të suksesshme, ku fitoi tetë tituj.

Në anën tjetër, për fatin e tij luan edhe trajneri Unai Emery, i cili nuk ka arritur të përmbush pritjet e drejtuesve të skuadrës.

Vitin e kaluar u turpërua nga Barcelona në Ligën e Kampionëve dhe dështoi të fitonte ligën e Francës ku triumfoi Monaco.

Në rast se eliminohet edhe këtë sezon nga Championsi, që është edhe objektivi kryesor i skuadrës, atëherë kështu do të përfundonte edhe aventura e tij në Paris.

Real Madrid dhe PSG do të takohen sonte në Santiago Bernabeu, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë pas tre javësh në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test