Skuadra e Liverpoolit heshti tifozët në stadiumin "Estadio do Dragao" në Porto. "Redsat" shënuan fitore me rezultat të thellë 5:0 kundër ekipit portugez Porto dhe janë me një këmbë në çerekfinalen e Champions League. Vendasit nuk ishin në elementin e duhur apo Liverpooli i drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp ka qenë në formë të jashtëzakonshme. Në 45 minuta e parë Liverpooli konfirmoi se ka ardhur për fitore bindëse dhe për asgjë tjetër, kur udhëhoqi me rezultat o:2. Sadio Mane në minutën e 25-të dhe Mohamed Salah në atë të 29-tën shënuan për 0:2. Në pjesën e dytë, Liverpooli energjikë, Porto e paforcë që të bëj diçka. Në minutën e 53-të, Mane me mjeshtri thelloi epërsinë në 0:3 dhe i dha një siguri të plot skuadrës së tij. Se Porton nuk e kishte mbrëmjen e saj, më së miri u pa në minutën e 70-të, kur pësuan edhe golin e katërt. Futbollisti Roberto Firmino thelloi rezultatin në 0:4 dhe Mane vulosi fitoren me 0:5 (85'). LIverpooli pothuajse është i kualifikuar.
Porto-Liverpool 0:5
Stadiumi "Estadio do Dragao" në Porto.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shwnues: Mane (25', 53' e 85'), Salah (29') e Firmino (70').
Porto: Jose Sa, Ricardo Pereira, Reyes, Marcano, Alex Telles, Sergio Oliveira, Herrera, Marega, Otavio (Corona 46'), Brahimi (ëaris 62'), Tiquinho (Paciencia 72').
Liverpool: Karius, Alexander-Arnold (Gomez 79'), Lovren, Van Dijk, Robertson, Milner, Henderson (Matip 75'), Wijnaldum, Salah, Firmino (Ings 80'), Mane.