Barca lëshon pikë në Las Palmas, tash e pret derbi me Atletico Madridin

Futboll

Barca lëshon pikë në Las Palmas, tash e pret derbi me Atletico Madridin

Më: 1 mars 2018 Në ora: 23:00
Foto nga ndeshja

Barcelona ka lëshuar pikë në udhëtimin në Las Palmas.

Skuadra vendase me këtë emër, ka arritur të marrë një pikë përballë liderëve të Barcelonës, duke barazuar 1:1.

Kjo ndeshje, ishte e vlefshme për xhiron e 26-të të La Ligas.

Barcelona ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi në këtë sfidë, me Leo Messin që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 21’.

Vendasit barazimin e arritën në fillim të pjesës së dytë, kur Calleri shënoi në minutën e 48’.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet në vendin e parë me 66 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid, me të cilën skuadër takohet në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat