Formacioni i Juventusit kundër Lazios me ndryshime në sulm

Futboll

Formacioni i Juventusit kundër Lazios me ndryshime në sulm

Më: 3 mars 2018 Në ora: 08:21
Lojtarët e Juventus dhe Lazio

Juventus do të paraqitet me mungesa dhe ndryshime të detyrueshme në formacion ndaj Lazios.

Juventus dhe Lazio ndeshen sonte në Serie A.

“Bianconerët” vizitojnë Romën për duelin e vështirë ndaj Lazios të vetëdijshëm se nuk guxojnë të gabojnë në garë për titull të kampionit me Napolin.

Por, Juventus do të paraqitet me mungesa dhe ndryshime të detyrueshme në formacion, raporton Romeo Agresti nga “Goal Italia”.

Mario Mandzukic pritet të mungojë për shkak të një lëndimi të pësuar dje në stërvitje.

Andaj, në vend të tij në rolin e qendërsulmuesit do të luajë Paulo Dybala.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat