Porto e gatshme ta shesë Danilo Pereiran nëse Liverpool e Arsenal paguajnë klauzolën e tij

Futboll

Porto e gatshme ta shesë Danilo Pereiran nëse Liverpool e Arsenal paguajnë klauzolën e tij

Më: 3 mars 2018 Në ora: 14:33
Danilo Pereira

Skuadra e famshme portugeze Porto ka nevojë për të fituar para.

Portugezët janë në një minus prej 20 milionë eurove dhe për mos tu dënuar nga UEFA për FFP (Fair Play Financiar), duhet të shesin.

Kësisoj Porto ka vendosur për ta larguar nga skuadra yllin e saj kryesor Danilo Pereira.

Lojtari ka shkëlqyer me Porton në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Danilo është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares portugeze ku pritet të jetë titullar në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Kësisoj për ta shmangur një dënim të mundshëm nga UEFA, sipas gazetës portugeze ‘A Bola’, Porto ka pyetur dy skuadrat angleze Liverpool dhe Arsenal për lojtarin.

Si Topçinjtë ashtu edhe skuadra e Jurgen Klopp janë lidhur me një transferim të mundshëm të portugezit.

Por për ta lënë të lirë lojtarin, Porto po kërkon të paguhet klauzola e tij prej 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat