Livoreka: Vetëm fitorja na mbante gjallë

Futboll

Livoreka: Vetëm fitorja na mbante gjallë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2018 Në ora: 19:23
Mensur Livoreka

Vllaznia nga Pozherani fitoi tri pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. Stadiumi në Ferizaj pothuajse i solli edhe fat Vllaznisë e cila me rezultat minimal 1:0 e mundi rivalin direkt për ekzistencë, Besën nga Peja. Kreator i kësaj fitore pa dyshim se ka qenë kapiteni Mensur Livoreka, i cili në minutën e 85-të tundi portën e Besës. Me këtë humbje Besa konfirmon krizën e madhe të saj dhe bie në vend të parafundit me 14 pikë, ka dy më shumë se Vllaznia e fundit (vendi i 12-të), ndërsa Flamurtari është ngritur në vend të dhjetë me 14 sosh.

Sulmuesi Livoreka është i lumtur për golin e fitores dhe beson se deri në fund do të mbledhin sa më shumë pikë, për të arritur në pozitën e dhjetë dhe të luftojnë në barazh për ta siguruar mbijetesën. Livoreka tha se e kishin të qartë se sa vështirë do të jetë në përballje me Besën, por me angazhim maksimal arritën deri te trepikëshi, që iu duhej sikurse buka.

“Nga fillimi e kemi ditur që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse vetëm fitorja na mbante gjallë shpresat për barazh. Jam i lumtur që shënova gol dhe goli im i ndihmoj skuadrës që të fiton”, thotë Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sa ishte vështirë ndaj Besës dhe a u solli fat fusha? “Ishte tepër e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat