KF Skënderbeu sqaron opinionin publik

Futboll

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:25
KF Skënderbeu sqaron opinionin publik

Klubi i Skënderbeut nga Korça është i bindur në pafajësinë e tij në lidhje me trukimin e ndeshjeve, teksa pritet edhe vendimi nga UEFA për këtë çështje. Në një reagim publik, pas lajmeve të publikuara në media se presidenti Takaj ndodhet në Zvicër për të arritur një marrëveshje, Skënderbeu siguron zyra ligjore që po e mbron në këtë proces nuk do të pranojë asnjë marrëveshje apo garanci që dëmton klubin korçar.

“Klubi i futbollit “Skënderbeu”, duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online, mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një “marrëveshje” ose garanci për një dënim 3-vjeçar.

KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij procesi për pafajësinë absolute të klubit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat