Lovren e tall Man Unitedin: Liverpooli s’luan vetëm për një pikë - Bota Sot
Lovren e tall Man Unitedin: Liverpooli s’luan vetëm për një pikë

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

Lovren e tall Man Unitedin: Liverpooli s’luan vetëm për një pikë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:32
Liverpool

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, ka insistuar se skuadra e tij do të luajë futboll sulmues kundër Manchester Unitedit të shtunën në “Old Trafford”.

United dhe Liverpool do të ndeshen të shtunën në një ndeshje të rëndësishme mes vendit të dytë dhe tretë në Premierligë.

Dy rivalët më të mëdhenj në Premierligë kanë barazuar në katër takimet e kaluara, përfshirë edhe në tetor kur ndeshja u mbyll me një rezultat të mërzitshëm pa gola pas të cilit United u kritikua për taktika negative.

Lovren ia ka kujtuar Unitedin qasjen negative në atë ndeshje dhe thotë të jetë i interesuar të shohë nëse United do ta përsërisë të njëjtën edhe të shtunën.

“Do të jetë sfidë e vështirë. Herën e fundit, kur ata erdhën këtu, u mbrojtën shumë thellë prandaj të shohim çfarë do të ndodhë këtë herë”, ka thënë Lovren për mediat britanike.

“Ata kanë nevojë për pikë. Për ta mbase do të jetë e mirë edhe një pikë por për ne jo, sepse ne kurrë nuk luajmë për një pikë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test