Zeqiri: Në asnjë ndeshje nuk shkojmë për barazim - Bota Sot
Zeqiri: Në asnjë ndeshje nuk shkojmë për barazim

Futboll

Zeqiri: Në asnjë ndeshje nuk shkojmë për barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:40
Valon Zeqiri

KEK-u nga Kastrioti nuk është bindës me rezultate në pjesën pranverore, megjithatë nga tri ndeshjet e para ka dy fitore e një humbje.  Si vendas e mundën me 2:1 Hajvalinë dhe me 1:0 Kosovën e Prishtinës, ndërsa në udhëtim kishin pësuar humbje në derbi me 2:1 nga Ballkani në Therandë. KEK udhëheq renditjen me 45 pikë, ka katër me shumë se Ballkani në pozitën e dytë dhe gjashtë se Vushtrria që renditet i treti në Ligën e Parë të Kosovës. KEK-u është favoriti kryesorë për t’u rikthyer në elitë pas disa vjetësh, por nuk do ta ketë lehtë, duke e pasur parasysh edhe diferencën e ngushtë në pikë mes të parit dhe pozitës së tretë, pa e harruar edhe Ferizajn dhe Fushë Kosovën që kanë nga 36 pikë të mbledhura.

Javën që e lamë pas KEK-u si vendas mezi fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Kosovës së Prishtinës, por ishin tri pikë domethënëse dhe ruajtën epërsinë me pikë ndaj rivalëve të tjerë. KEK-u është prej klubeve më të organizuara dhe pretendon se në javët në vazhdim do të rrisë edhe më shumë nivelin e lojës dhe fitoret do të jenë më bindëse. Sulmuesi Valon Zeqiri është i bindur se me KEK-un do të arrijnë qëllimin, të rikthehen në elitë. “Siç dihet në futboll javët e para janë pak më të rënda derisa të kapesh ritmin. Kemi shënuar dy fitore e pësuam një humbje, por ende vazhdojmë të jemi në vend të parë dhe do të mundohemi deri në fund ta mbajmë këtë pozitë”, tha Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Javën që e lamë pas një fitore e zorshme e KEK-ut me 1:0 ndaj Kosovës, të pafat apo rivali u mbrojt shumë? “Siç dihet në tri ndeshjet e fundit jemi ndëshkuar me karton të kuq, edhe këtë ndeshje nga minuta e 10 luajtëm me një lojtar me pak. Ishte një fitore e vështirë, por ndeshjet e para më me rëndësi janë pikët të tubohen derisa të kapet ritmi i duhur”, përgjigjet futbollisti.  KEK përgatitet për sfidën e radhës në udhëtim ku takohen me Rahovecin. 

“Vet pozita në tabelë tregon se në çdo ndeshje shkojmë për tri pikë. Rahoveci ka një skuadër të mirë, por ne do të luftojmë deri në fund për fitore. KEK-u në asnjë ndeshje nuk shkon për barazim, pasi edhe vet pozita tregon se do të luftojmë deri në javën e fundit dhe në fund të ngjitemi në Superligë, pasi ky është qëllimi i gjithë skuadrës”, theksoi ai. Nuk duket aq bindës KEK-u në pranverë? “Po, siç dihet pjesa e dytë është gjithnjë e vështirë, duhet më shumë sakrificë edhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test