Gjyqtari i madh nga Kosova kur referonte derbit e mëdha në ish Jugosllavi - Bota Sot
Gjyqtari i madh nga Kosova kur referonte derbit e mëdha në ish Jugosllavi

Futboll

Gjyqtari i madh nga Kosova kur referonte derbit e mëdha në ish Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:01
Shinasi Berisha në mes në një ndeshje ku Zvicra u ndesh me Turqinë

Pak kush që nuk e njeh gjyqtarin më të mirë të të gjitha kohërave të Kosovës në futboll, Shinasi Berisha. Gjyqtari i viteve të 80-ta, që me pedanteri drejtonte derbit të mëdhenj në ish Jugosllavi, si Hajduk Spliti e Dinamo Zagreb apo Partizani i Beogradit e Hajduku. Në një video në minutën e dytë mund ta shihni Berishën kur drejtoi ndeshjen e madhe Hajduk-Partizan, e cila kishte përfunduar me rezultat 3:3, në derbin e madh të ligës federative të shtetit që nuk ekziston më. Në foto është Berisha në mes edhe në një ndeshje ku Zvicra u ndesh me Turqinë. Ky është Shinasi Berisha, emër i madh i sportit të Kosovës, i paharruari!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test