Zvicra nuk e fton Shaqirin, vetëm me tre shqiptarë kundër Greqisë e Panamasë - Bota Sot
Zvicra nuk e fton Shaqirin, vetëm me tre shqiptarë kundër Greqisë e Panamasë

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

Zvicra nuk e fton Shaqirin, vetëm me tre shqiptarë kundër Greqisë e Panamasë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:03
Ilustrim

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, shpalli listën e futbollistëve për miqësoret e marsit, kundër Greqisë dhe Panamasë. Me 23 mars Zvicra luan (20.00) në Athinë me Greqinë, ndërsa me 27 mars (19.00) në Luzern ndaj Panamasë. Jashtë kombëtares mbetet ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili luan për Stoke Cityn në Premier League. Arsyeja që Shaqiri nuk u ftua, është se vuan nga një lëndim, sikurse edhe Admir Mehmedi që është i lënduar. 

Në kombëtare janë ftuar shqiptarët Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.  Lista e kombëtares: Yann Sommer (Mönchengladbach), Marwin Hitz (Augsburg), Roman Bürki (Dortmund), Manuel Akanji (Dortmund), Gelson Fernandes (Frankfurt), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Michael Lang (Basel), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schär (La Coruna), Johan Djourou (Antalyaspor), François Moubandje (Toulouse), Blerim Xhemaili (Bologna), Fabian Frei (Basel), Remo Freuler (Bergamo), Valon Behrami (Udinese), Granit Xhaka (Arsenal) , Steven Zuber (Hoffenheim) , Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Breel Embolo (Schalke) , Haris Seferovic (Benfica), Dimitri Oberlin (Basel, Josip Drmic (Mönchengladbach).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test