Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka komentuar shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Romës.
Ai ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në ballafaqim me “Giallorossët”.
“Jemi në çerekfinale dhe nuk ka kundërshtar të lehtë. Nuk deshëm të takoheshim me Real Madridin dhe Sevillan”, u shpreh Valverde në konferencë për media.
“Ekipet italiane janë të rrezikshme, e kanë mposhtur Chelsean dhe Atletico Madridin në fazën e grupeve. Roma ka shumë potencial. Do të jenë duele të komplikuara, kanë një trajner të mirë, drejtorin Monchi dhe shumë arsye tjera”, theksoi ai.