United i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat Umtitit, pasi Barça po refuzon

Futboll

United i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat Umtitit, pasi Barça po refuzon

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:09
Samuel Umtiti

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka biseduar me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, rreth transferimit të tij të mundshëm në “Old Trafford”, raporton Sport.

Umtiti është i palumtur në Barçë, sepse kjo e fundit nuk po ia plotëson kërkesat.

Mbrojtësi francez kërkon pagë të ngjashme me atë të Andres Iniestas, por drejtuesit e gjigantit katalan nuk e shohin të arsyeshme një kërkesë të tillë, përkundër 18 muajve të parë mbresëlënës të Umtitit në fanellën e Barcelonës.

Megjithatë, francezi ka klauzolë lirimi prej 60 milionë euro dhe Mourinho ia ka bërë me dije atij se Unitedi do t’i ofrojë atij pagë vjetore prej 9 milionë euro, siç edhe është duke kërkuar në Barçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat