Nainggolan: Nuk kemi çfarë të humbim kundër Barcelonës

Futboll

Nainggolan: Nuk kemi çfarë të humbim kundër Barcelonës

Më: 30 mars 2018 Në ora: 07:21
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan këmbëngul se Roma do të përballet “pa frikë” me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Giallorossët në fazën e parë pas grupeve eliminoi Shaktar Donetsk ndërsa katalunasit ishin më të mirë se Chelsea.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë e dinë këtë, por gjëja e madhe është se ne nuk kemi asgjë për të humbur. Ne vetëm mund të përpiqemi ta bëjmë lojë të mirë edhe të shndritim në Evropë”, tha Nainggolan për gazetën Il Tempo.

“Barcelona është e pamposhtur, kështu që natyrisht do të jetë e vështirë. Njerëzit mendojnë se është një detyrë e pamundur dhe kjo mund të na forcojë”.

“Ne po shkojmë atje për të luajtur futboll të hapur dhe pa frikë, sepse nuk kemi asgjë për të humbur”.

Para udhëtimit në Camp Nou, Roma do të luajë gjatë fundjavës me skuadrën e Bolognas në kuadër të Serie A.

“Edhe kjo është sigurisht një ndeshje e vështirë dhe kemi pasur disa probleme me ta në të kaluarën. Ne duhet të japim maksimumin tonë dhe më pas do të përqendrohemi për Barcelonën. Shpresojmë se takimet me kombëtaret nuk kanë ndikuar tek ne”, tha mesfushori belg.

Theksojmë se italianët dhe spanjollët do të takohen gjatë ditës së mërkure rreth orës 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat