Idrizi: Mos të gabojmë në ndeshjet e ardhshme

Futboll

Idrizi: Mos të gabojmë në ndeshjet e ardhshme

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:21
Shpëtim Idrizi

Sa afrohet fundi i kampionatit aq edhe më dramatike bëhet lufta për titullin e kampionit në elitën e futbollit. Edhe tetë javë deri në fund, por gjithçka është e hapur në luftë për titull mbase 7 skuadra janë në garë! Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica, të dielën që e lamë pas, para shikuesve të vet arkëtoi tri pikët të rëndësishme, duke e mundur me rezultat minimal 1:0 Drenicën nga Skenderaj. Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, tha se kanë pritur më shumë, por nuk u shkoi siç kishin planifikuar në fillim të edicionit.  Sipas tij, gara është e hapur për titull dhe Trepça ’89 ende ka gjasa. Trepça ’89 aktualisht mban vendin e shtatë me 39 pikë, ka shtatë me pak se lideri, Drita nga Gjilani. 

“Bota sot”: Si i sheh rezultatet e deritashme të Trepçës ’89,  të pritura apo është pritur më shumë?

Shpëtim Idrizi: Është normale se nuk jemi të kënaqur me ecurinë në këtë sezon. Mendoj që kemi mundur të jemi sa më lart, por kemi lanë shumë pikë në këtë kampionat.

“Bota sot”: Trepça '89 është në vend të shtatë me 39 pikë, minus 8 pikë nga lideri Drita, a shpresoni ende në luftë për kreun e tabelës?

Shpëtim Idrizi: Po, përderisa e lejon matematika është gjithçka e hapur, por neve na duhet që në vazhdim mos të gabojmë, por kjo nuk varet edhe krejt nga ne, nëse gabon Drita në këto ndeshjet që kanë mbetur, besoj që akoma kemi gjasa reale për titull.

“Bota sot”: Në fundjavë, në Drenas kundër Feronikelit, nëse importoni pikë të plota, a është edhe një rast ideal në luftë për titullin e kampionit, me kusht që me humbë Drita në Pejë nga Besa?

Shpëtim Idrizi: Po, në Drenas na pret një ndeshje e vështirë, ku dihet se edhe Feronikeli ka ekip të kompletuar, por në rast të fitores e tjerat gabojnë, do të jetë një garë e fortë deri në fund për titull.

“Bota sot”: A është prej kampionateve më interesante, për faktin se shtatë ekipe janë në garë për titull dhe çfarë e veçon nga të tjerët?

Shpëtim Idrizi: Asnjëherë më parë nuk ka ndodhë që të jetë një kampionat kaq i hapur, edhe kjo e bën më të veçantë këtë kampionat, ku me dy fitore je në garë për titull, ndërsa me 1 humbje je për barazh. Andaj, kjo është e veçanta e këtij kampionati ku të gjitha ekipet do ta japin maksimumin deri në fund, që ti arrijnë objektivat.

“Bota sot”: Sipas jush, cilat ekipe janë më afër qëllimit, titullit?

Shpëtim Idrizi: Realisht, në bazë të pozicionit në tabelë, afër qëllimit janë: Drita, Prishtina, Liria, por nuk do të thot se secila nga 3 ekipet nëse gabojnë në këto ndeshje, atëherë mbetet e hapur gjithçka deri në fund të sezonit.

“Bota sot”: Trepça '89 është futur në histori me debutimin në Champions League në edicionin e kaluar, por a shpresoni këtë vit ta siguroni një vend në Evropë?

Shpëtim Idrizi: Me të vërtet është ndjenjë e veçantë të marrësh pjesë në një eveniment të tillë siç është Champions League, për sa i përket Evropës na prapë kemi gjasa reale që të dalim e ta përfaqësojmë Kosovën. Siç e ceka në këto 2 ose 3 ndeshjet në vazhdim dihet gjithçka.

“Bota sot”: Trepça '89 gaboi në disa ndeshje apo u dëmtua?

Shpëtim Idrizi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat