A do t’ia bëjë Reali “korridorin e nderit” Barcelonës? Ky është vendimi i Zidanes

Futboll

A do t’ia bëjë Reali “korridorin e nderit” Barcelonës? Ky është vendimi i Zidanes

Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:49
Foto nga ndeshja e kaluar

Real Madrid nuk do t’i bëjë Barcelonës “korridorin e nderit” nëse këta të fundit arrin të shpallën kampion të La Ligas para përballjes së tyre të dytë në ‘Camo Nou’.

Barcelona është rrugës së mirë për t’u shpallur kampion në La Liga këtë sezon, pasi ka krijuar distancë të konsiderueshme ndaj ndjekësve të parë, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Trajneri Zinedine Zidane, ka thënë se Real Madrid nuk do t’i bëjë “korridorin e nderit” Barcelonës, nëse këta të fundit shpallen kampion para përballjes së tyre të dytë në ‘Camp Nou’.

Këtë Zidane e ka thënë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atletico Madridin.

“Nuk do të bëjmë ‘korridorin e nderit’ për Barcën, ky është vendimi im”, ka deklaruar Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat