Maurizio Sarri, trajneri i Napoli-t, e ka komentuar me këto fjalë luftën për titull me Juventus, me bardhezinjtë që kanë shkuar 6 pikë larg ndaj “axurrëve” pas barazimit 0-0 të këtyre të fundit në “San Siro” kundër Milan.
“Ne nuk na intereson Juventus. Po bëjmë rrugën tonë dhe po e bëjmë mirë. Në këtë moment të sezonit shikohet vetëm rezultati, por kundër Milan kemi luajtur mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Pengu i vetëm është ndeshja kundër Sassuolo-s, në të cilën duhej të luanim në të njëjtën mënyrë dhe ndoshta tani do të kishim disa pikë më shumë”, ka thënë Sarri.
“Mrekullia e Donnarumma? Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme, e bërë nga një portier i jashtëzakonshëm. Nuk janë pritje që shihen shpesh në Europë. Si e imagjinoj sfidën me Juventus? Do të jetë një ndeshje e vështirë, si gjithmonë në atë stadium”.
Në fund, Sarri ka shpjeguar edhe arsyen e fërkimit me mesfushorin e Milan, Biglia, në fundin e ndeshjes: “Nuk ka ndodhur asgjë, kam parë një gjest të shëmtuar të Biglia drejtuar Insigne-s dhe jam zemëruar. Por ai më ka shpjeguar se nuk kishte thënë asgjë dhe gjithçka është mbyllur aty”.