Barcelona mësyn transferimin e Luis Albertos

Futboll

Barcelona mësyn transferimin e Luis Albertos

Më: 27 prill 2018 Në ora: 18:06
Luis Alberto

Futbollisti spanjoll pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës.

Vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën me Lazion deri në vitin 2022, por Luis Alberto mund të largohet nga Italia gjatë kësaj vere.

Në veçanti, bardhekaltërit duhet të kenë kujdes nga Barcelona, e cila kërkon pasuesin e Andres Iniesta, që në fund të sezonit do të largohet nga Camp Nou,raporton KosovaPress.

Klubi italian gjithsesi nuk mendon ta shesë më pak se 40 milionë euro mesfushorin me tipare sulmuese.

Kujtojmë se Alberto në sezonin 2012/13 ka luajtur me skuadrën e dytë të Barcelonës, ku nuk arriti të bindte drejtuesit e klubit që ta mbanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat