Nainggolan kërkon falje pas gabimit në Champions League

Futboll

Nainggolan kërkon falje pas gabimit në Champions League

Më: 3 maj 2018 Në ora: 08:33
Nainggola

Nainggolan është i mërzitur për golin e parë që ia fali mysafirëve, e që sipas belgut – ndikon në rezultatin përfundimtar.

Radja Nainggolan ka përdorur rrjetet sociale për t’iu kërkuar falje tifozëve për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ku Roma fitoi 4-2, por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Nainggolan shënoi dy gola për Romën në këtë mbrëmje, por e nisi keq sfidën duke ia dhuruar golin e parë mysafirëve, për të shuar kështu ëndrrën për një tjetër përmbysje historike, si ajo 3-0 kundër Barcelonës.

“Më falni për gabimin që peshon shumë në rezultatin përfundimtar... duhet të shikojmë para”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat