Çakir vlerësohet nga UEFA dhe FIFA

Futboll

Çakir vlerësohet nga UEFA dhe FIFA

Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:03
Çakir vlerësohet nga UEFA dhe FIFA

Një ditë pas akuzave të shumta në drejtim të tij për gabimin fatal që bëri në dëm të Bajernit, Xhyneit Çakir merret në mbrojtje nga shefi i arbitrave në Turqi.

Jusuf Namoglu ka folur për të, duke thënë se është një arbitër me shumë personalitet në fushën e lojës dhe që vlerësohet shumë nga UEFA dhe FIFA. “Komiteti i arbitrave në UEFA dhe në FIFA janë të kënaqur nga rendimenti i tij i përhershëm. Infantino dhe Kolina besojnë shumë tek ai. Sigurisht që ka shansin e artë që të arbitrojë edhe finalen e Botërorit. Por, unë nuk mund të them asgjë për ndeshjen e tij të fundit. Atë e ka parë gjithë  bota, ashtu siç e ka parë edhe Masimo Busaka në Komitetin e UEFA-s dhe FIFA-s”, thotë Namoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat