Umtiti gënjeu, ai nuk kishte oferta për t’u larguar nga Barcelona – por cila është arsyeja

Futboll

Umtiti gënjeu, ai nuk kishte oferta për t’u larguar nga Barcelona – por cila është arsyeja

Më: 3 maj 2018 Në ora: 19:38
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti, mbrojtësi në formë i Barcelonës, ka patur probleme me hierarkinë e klubit, pasi lojtari në fjalë konsideronte se ka oferta të mëdha nga United dhe City, për ta transferuar atë në Qershor. Për më tepër lojtari kishte pohuar që ai ka një ofertë me pagë prej 10 milionëve në sezon.

Porse, Marca zbulon se lojtari nuk i kishte patur asnjëherë këto oferta, por i shpiki këto ide me qëllim që të shtyej Barcelonën që të ngrisë pagën, e cila sot është 2 milionë për sezon, kurse lojtari kërkon rreth 8 milionë.

Artikulli poashtu pohon që sikurse United ashtu edhe City nuk kanë vend shtesë për një blerje të madhe në mbrojtje, të paktën jo në Qershor që vijon.

Në fund, duket shumë e mundur që Umtiti dhe Barcelona të vazhdojnë bashkëpunimin, me një pagë të ngritur në 5 milionë, në rastin më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat