Juventus kërkon treshen e PSG-së

Futboll

Juventus kërkon treshen e PSG-së

Më: 5 maj 2018 Në ora: 10:01
Treshja e PSG-së

Paris Saint Germain ka vendosur të ndryshojë fytyrë për sezonin e ardhshëm dhe shumë klube europiane po qëndrojnë në dritare për të parë se cilët janë futbollistët që do të nxirren në shitje.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, janë të paktën tre futbollistë që i interesojnë bardhezinjëve: bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë nga Belgjika, Thomas Meunier, për “xhevahirin” e mesfushës Adrien Rabiot dhe për sulmuesin argjentinas Angel Di Maria.

Pastaj, nëse Edinson Cavani do të përfundojë te Chelsea ose te Manchestre United, do të jetë më i lehtë kalimi në Torino i një prej dy sulmuesve të këtyre ekipeve, Morata ose Martial.

Ndërkohë, me Joao Cancelo gjithnjë e më larg, sepse Valencia pretendon 35 milionë euro, Inter ka nisur duelin me Juventus për të marrë mbrojtësin e djathtë të Hoffenheim, Pavel Kaderabek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat