Sonte El Clasico, ja pse nuk duhet humbur kjo ndeshje

Futboll

Sonte El Clasico, ja pse nuk duhet humbur kjo ndeshje

Më: 6 maj 2018 Në ora: 09:29
Real Madrid vs Barcelona

Sonte zhvillohet derbi i dy skuadrave më të mira evropiane, Barcelonës dhe Real Madrid në Camp Nou me fillim prej orës 20:45

Barcelona edhe pse matematikisht e ka fituar titullin në këtë ndeshje do të hyjë më motivim të madh për ta mposhtur skuadrën e Zinedine Zidane në shtëpi, pasi që fitorja e fundit e Barcelonës në Camp Nou ndaj Real Madridit ishte në sezonin 2014/2015.

Ndërsa lojtari kryesori i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i pa ndalshim në këtë stadium ku që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2009, në Camp Nou janë luajtur 14 El Clasico, në të cilën Cristiano ka shënuar 11 gola kurse Messi ka gjithsej 6 gola.

Kjo El Classico është pak më ndryshe nga herat tjera pasi këtë herë do të mungojnë disa prej yjeve që kohë më parë kanë qenë pjesë ë këtyre dy skuadrave, duke filluar nga Neymar, Mascherano te Barcelona e duke vazhduar me Pepen i cili ishte njëri ndër lojtarët më protagonist në El Clasico, James Rodriguez e Fabio Coentrao te Real Madrid.

Ndërkaq kjo do të jetë El Clasisco-ja e fundit e njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë Andres Iniesta i cili kohë më parë ka paralajmëruar largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Barcelonë në  këtë ndeshje hynë e kompletuar pa asnjë mungesë dhe kjo do të jetë një favorë i madhë për skuadrën e Valverde-s, ku do të ketë edhe lojtarë të cilët për herë të parë do të luajnë një klasike spanjolle si Coutinho që këtë vit u transferua te Barcelona nga Liverpooli-i.

Kurse rivali i përbetuar i Barcelonës Real Madrid do të ketë disa mungesa e ku vlen të veçohet mungesa e Carvalaj, i cili nuk është rikuperuar plotësisht për të zhvilluar ndeshjen e stinorit, ndërsa nuk është siç duket dyshja Isco, Varane janë të gatshëm të zhvillojnë ndeshjen kundër Barcelonës.

Formacionet e mundshme me të cilat do të startojnë dy skuadrat janë këto:

 Barcelona (4-4-2): Ter Stegen; Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Coutinho, Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez

Real Madrid (4-3-1-2): Navas; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco; Ronaldo, Benzema

Kjo do të jetë El Clasico e 238-të e zhvilluar ku Barcelona ka fituar 93 ndeshje dhe Real Madrid 95 ndërsa 49 ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Real Madrid ka shënuar 399 gola në ndeshje, krahasuar me 387 gola të Barcelonës.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në El Clasico ndërsa Cristiano Ronaldo do të mundohet të barazojë Alfredo Di Stefano me 18 gola si golashënuesi më i mirë i Real Madridit në El Clasico.

Kjo do të jetë klasikja e parë në të cilën njëra nga skuadrat e ka siguruar titullin e kampionit që nga maji i vitit 2018, kur Real Madrid fitoi titullin atë sezon dhe mundi Barçën 4-1 në atë ndeshje.

Se kjo El Clasico do te jetë ndryshe nga tjerat dihet edhe nga fakti se Klasikja e mes Barcelonës dhe Real Madridit do të transmetohet nga Movistar Partidazo në Spanjë më një prodhim televiziv nga Mediapro të gjeneratës së fundit. Do të jetë një nga ngjarjet sportive më të avancuara të vitit 2018, në kulmin e ngjarjeve të tjera botërore siç është Super Boël i NFL. Spektatorët do të shohin ndeshjen pothuajse sikur të ishin në fushë.

LaLiga ka raportuar se është partnerizuar me disa ofrues kryesorë të teknologjisë në të gjithë botën për të përgatiti një suite të mjeteve teknike që përfshijnë Tru View, 4K-HDR, një aparat ajror, Be the Player dhe Laser Wall, duke lejuar një audiencë të mundshme prej më shumë se 500 milion shikues nga 182 vende të ndjehem më afër se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat