Derbi më i madh në botë, Barcelona - Real, solli gola e 1 të skuqur

Futboll

Derbi më i madh në botë, Barcelona - Real, solli gola e 1 të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2018 Në ora: 19:56
Momenti i golit

(E plotësuar) - Derbi më i madh në botë në mes Barcelonës dhe Real Madridit, përfundoi pa fitues (2:2), në takimin që u luajt në stadiumin "Camp Nou" në Barcelonë.

Si gjithmonë kur takohen Barcelona dhe Real Madridi, inatet janë më shumë se sportive dhe zhvillohet lojë e madhe në fushë për çdo top e për fitore.  Në stadium ishin 97.939 shikues, që krijuan atmosferë drithëruese. Një ndeshje e fortë, me 4 gola por edhe me tensione në fushë dhe një karton i kuq në fund të pjesës së parë, kur futbollisti Sergi Roberto i Barcelonës u përjashtua nga loja.

Për 15 minutat e parë bien dy gola! Në minutën e 10-të, Luis Suarez me një goditje të fortë shkundi portën e Navasit të Realit, 1:0. Nuk shkoi edhe aq shumë, pra në minutën e 14-të, pas asistimit të Karim Benzema-s Cristiano Ronaldo nga afërsia nuk e pati të vështirë ta shtyj topin në rrjetë, 1:1. Situata u tensionua në pesë minutat e fundit të pjesë së parë, kur gjyqtari tregoi kartona të verdhë për Sergio Ramos, Luis Suarez e Lionel Messin.

Në pjesën e dytë, Barcelona edhe pse me një futbollist me pak kaloi në epërsi fal magjisë së futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi. Ai nga distanca mbi 14 metra gjuajti bukur dhe e mposhti Navasin, 2:1. Në fakt, një derbi i madh, por si për Barcelonën po ashtu edhe për Realin, pikët nuk ishin të domosdoshme, kur dihet se katalunasit ka kohë që e kanë siguruar titullin e kampionit, kurse Reali veç ka përforcuar vendin e tretë. Në minutën e 72-të, Gareth Bale barazoi rezultatin 2:2, duke e tensionuar edhe më shumë atmosferën në aspektin sportiv. 

Barcelona është në krye të tabelës me 87 pikë, kurse Real mban vendin e tretë me 72 sosh pas 36 jave në Kampionatin e Spanjës. Barcelona mbetet pa humbje për 36 javë, ka një  ndeshje me pak, regjistron 26 fitore e 9 barazime, rekord i ri në kampionatin spanjoll.

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare 

Barcelona pret Real Madridin në ndeshjen e xhiros së 36-të të La Ligas.

Ndeshja luhet në Camp Nou dhe fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacione zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, J.Alba, Umtiti, Pique, Roberto, Iniesta, Busuets, Rakitic, Messi, Coutinho, Suarez

Real Madrid: Keylor Navas, Nacho, Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Bale, Ronaldo dhe Benzema

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat