Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë Antoine Griezmannin te Barcelona.
Ky është vendimi i klubit, ani pse blaugranat do të paguajnë klauzolën e francezit, e cila është 100 milionë euro.
Sipas “Don Balon”, krerët e Atleticos e fajësojnë Leo Messin.
Sipas tyre, argjentinasi është ai që e ka joshur Griezmannin, t’i bashkohet ekipit katalunas.