“Messi është më i miri në botë, nuk është e mundur të ndalet” - Bota Sot
“Messi është më i miri në botë, nuk është e mundur të ndalet”

Futboll

“Messi është më i miri në botë, nuk është e mundur të ndalet”

Më: 16 maj 2018 Në ora: 23:34
Lionel Messi

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se është e pamundur për të gjetur një taktikë të lojës që mund ta ndalë Lionel Messin.

Në muajin e ardhshëm do të nisë Kampionati Botëror, ‘Rusia 2018’, ndërsa Kroacia është në Grupin D, së bashku me Nigerinë, Argjentinën dhe Islandën.

Përfaqësuesja ballkanike do të luajë kundër ekipit nga Amerika Jugore në ndeshjen e dytë grupore, më 21 qershor.

Para ndeshjes që zhvillohet në Nizhny Novgorod, Dalic ka thënë se skuadra e tij do ta ketë një përballje jashtëzakonisht të vështirë.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, nuk është e mundur që ta ndalësh atë”, ka thënë Dalic për Goal.

“Duhet ta pengojmë topin që të mos arrijë te ai, sepse kur ai e pranon topin, është shumë e vështirë që ta ndalësh”, ka shtuar trajneri kroat.

Që nga viti 1998 kur e zuri vendin e tretë në Francë, Kroacia ka dështuar ta kalojë fazën grupore në Kampionatet Botërore (2002, 2006 dhe 2014), ndërsa këtë edicion ka një qëllim të qartë.

“Objektivi ynë është ta kalojmë fazën grupore. Më e rëndësishme për mua është që të arrijmë në të tetën e finales. Pastaj do të jetë më lehtë për ne”, ka deklaruar 51-vjeçari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test