Shkëndija bëhet gati për festë të madhe - Bota Sot
Shkëndija bëhet gati për festë të madhe

Futboll

E martë, 23 tetor 2018

Shkëndija bëhet gati për festë të madhe

Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:59
Qatip Osmani

Kjo Shkëndijë e Tetovës e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani duket e gatshme për të thyer limitet e deritashme në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Triumfi 0:3 ndaj Renovës ishte i 28-i në këtë sezon, skuadra ka 32 pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë dhe me 88-të të tilla xhiron e fundit pritet të kalojë kufirin e 90-të pikëve brenda një sezoni. Kuqezinjtë një xhiro para fundit kanë shënuar 97-të gola dhe vetëm tre realizime i ndajnë në shifrën e 100 golave në kuadër të një kampanje.

Nuk ka si mos të jetë i kënaqur  Osmani që përgatitet të dielën të ngrejë trofeun e dytë si kampion i Maqedonisë (pas atij në vitin 2011 po ashtu me Shkëndijën), ndërsa më 23 maj synon edhe Kupën përballë Pelisterit. “Sigurisht se jam i kënaqur me fitoren, me lojën bindëse dhe dua t’i përgëzoj futbollistët për paraqitjen dhe rezultatin”, u shpreh Qatip Osmani, duke paralajmëruar angazhim për sukses edhe në dy takimet e fundit zyrtare të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test