Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar futbollistët e Dritës për titullin e fituar, duke thënë se ishte mbresëlënëse me lojën e treguar në kampionat.
Në një shkrim në Facebook, i pari i vendit thotë se dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.
“E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë. Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane”, shkruan presidenti Thaçi.