FSHF zbulon katër klubet që s’plotësuan kriteret për pjesëmarrjën në Europë - Bota Sot
FSHF zbulon katër klubet që s’plotësuan kriteret për pjesëmarrjën në Europë

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

FSHF zbulon katër klubet që s’plotësuan kriteret për pjesëmarrjën në Europë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:43
Lojtarët e Flamurtarit

Departamenti i Licencimit në FSHF  sqaroi opinionin publik nëpërmjet një njoftimi zyrtar se ka përfunduar procesi i licencimit të klubeve të cilat aplikuan për të marrë një licencë për pjesëmarrje në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm.

Duke pasur parasysh situatën e licencimit të klubeve për vitin që kaloi, (këtu i referohemi rastit të Tiranës) fillimi i procesit të licencimit të klubeve (dhjetor 2017) sivjet i parapriu emërimi nga ana e komitetit ekzekutiv të FSHF i kompanisë “Auditing Partners” si eksperte në kriterin financiar.

Gjatë gjithë periudhës së procesit të licencimit, deri në 31 mars, kohë kur përfundoi procesi, kompania “Auditing Partners” ndihmoi dhe kontrolloi të gjithë klubet aplikante për përmirësimin e dokumentacionit financiar të tyre.

Në përfundim të procesit të licencimit, të dhjetë klubet e Kategorisë Superiore paraqitën në sektorin e licencimit në FSHF, brenda afateve të parashikuara në rregullore, gjithë dokumentacionin e nevojshëm (kriterin sportiv, kriterin e infrastrukturës, kriterin e administratës & personelit, kriterin ligjor, brenda 28 shkurtit 2018 dhe  kriterin financiar brenda 31 marsit  2018, që përkon me datën e mbylljes së vitit kalendarik ekonomik).

Dosjet me materialet përkatëse iu dërguan ekspertëve të çdo kriteri, të cilët pasi bënë verifikimet e të gjithë dokumentave, paraqitën në sektorin e licencimit raportet përfundimtare për secilin klub aplikant, në lidhje me plotësimin apo mosplotësimin e kritereve.

Komisioni i Licencimit të klubeve, i mbledhur në datë 23 prill 2018, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionet e paraqitura nga ekspertët e kritereve, vendosi t’u japë licencën për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2018/19 klubeve:

KF Skënderbeu

FK Kukësi

KF Luftëtari

KF Laci

FK Partizani

KF Teuta

Komisioni i Licensimit të klubeve vendosi të refuzojë dhënien e Licencës (për mospërmbushje të kriterit financiar) klubeve:

FC Flamurtari

KF Vllaznia

FK Kamza

KF Lushnja

Të gjitha vendimet iu bënë të njohura klubeve aplikante (duke ruajtur edhe konfidencialitetin ndërmjet tyre).

Brenda afateve të parashikuara në rregullore, klubi “FC Flamurtari” e apeloi vendimin e Komisionit të Licencimit për refuzimin e licencës në Komisionin e Apelit për licencimin e klubeve.

Komisioni i Apelit, i mbledhur në datën 30 prill 2018, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga ana e sektorit të licensimit të klubeve si dhe të dokumentave shtesë të paraqitura nga “FC Flamurtari” vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Licencimit të klubeve, pra refuzimin e licencës për “FC Flamurtari” për të marrë pjesë në garat europiane në sezonin 2018/19.

Ky vendim iu bë i njohur edhe “FC Flamurtarit” (gjithnjë duke ruajtur konfidencialitetin me klubet e tjera).

Ju bëjmë me dije se arsyeja për të cilën këto vendime të marra nga Komisionet e Licencimit të klubeve nuk janë bërë publike deri tani, është vetëm ruajtja e integritetit dhe pastërtisë së garës, pasi, nëse ndonjë nga vendimet e këtyre komisioneve do të bëhej publik, atëhere mendojmë se gara mund të prishej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test