Manchester Unitedi është shumë i interesuar për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Willian, raporton Sky Sports.
Jose Mourinho është i etur ta forcojë skuadrën pas një sezoni pa trofe dhe Willianin e njeh nga koha kur punoi me të në Chelsea.
Edhe vetë përfaqësuesi brazilian do të largohej me qejf nga skuadra londineze nëse Antonio Conte mbetet trajner edhe sezonin e ardhshëm.