Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë

Futboll

Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 20:08
Momenti i lëndimit (Foto: Getty Images)

Liverpooli humbi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat  3-1.

Ndoshta ky rezultat edhe nuk do të ishte kështu sikur Mohamed Salah mos të lëshonte fushën në minutën e 31-të për shkak të lëndimit.

Egjiptiani gjatë një dueli me Sergio Ramosin lëndoi krahun dhe për të ishte e pamundur vazhdimi i lojës.

Menjëherë pas kësaj u hapën shumë aludime se ai nuk do të jetë në Kampionatin Botëror në Rusi me Përfaqësuesen e Egjiptit, por lojtari është i bindur se deri atëherë do të rikuperohet.

“Ishte një natë e vështirë, por unë jam luftëtar”, e nisi Salah statusin e tij.

“Pavarësisht shanseve, jam i bindur se unë do jem në Rusi dhe do t’ju bëjë krenar”.

“Dashuria dhe përkrahja juaj do të më jap mua forcën që më duhet”, ka përfunduar egjiptiani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat