Afrim Muqiqi prezanton përforcimin e ri të Prishtinës

Futboll

Afrim Muqiqi prezanton përforcimin e ri të Prishtinës

Më: 28 maj 2018 Në ora: 16:33
Afrim Muqiqi prezanton përforcimin e ri të Prishtinës

Mbrojtësi i qendrës, Ahmet Haliti, i cili në edicionin 2014/15 ishte pjesë e Prishtinës, rikthehet sërish te skuadra bardhekaltër nga kryeqendra.

Haliti, i lindur më 01.10.1988 ka luajtur edhe në skuadrat e Besianës, Hysit, Hajvalisë, Besës së Kavajës, Bylis dhe së fundi në Feronikel, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Prishtinën. Afrim Muqiqi prezanton përforcimin e ri të Prishtinës.

“Ka disa arsye pse kam vendosur të rikthehem në Prishtinë. Duke qenë se kam luajtur edhe më herët e njoh ambientin në klub dhe organizimin e klubit. Pastaj kushtet e mira të ofruara dhe sigurisht motivi shtesë ka qenë pjesëmarrja në Evropë”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të kontratës, Ahmet Haliti. 

Haliti nuk është përforcimi i vetëm dhe skuadra do të bëjë publike deri në fund të javës edhe marrëveshjet e tjera që do t’i arrijë gjatë këtyre ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat