Roshi: Grupi nuk ka probleme, zëvendësimin nuk e kam pritur mirë

Futboll

Roshi: Grupi nuk ka probleme, zëvendësimin nuk e kam pritur mirë

Më: 30 maj 2018 Në ora: 09:01
Odise Roshi

Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi u shfaq mjaft i dëshpëruar për humbjen e thellë ndaj Kosovës. Fieraku mohoi të ketë probleme mes grupit dhe Panuccit, por pranoi se nuk e kishte mirëpritur zëvendësimin për herë të dytë radhazi, në minutën e 43-të të pjesës së parë.

Pas Norvegjisë, një tjetër humbje dhe ndeshje e dobët…

Është e vërtetë që humbëm me rezultat mjaft të thellë, duke marrë një leksion të ashpër.

Ka ndonjë problem në dhomat e zhveshjes?

Jo, grupi është i bashkuar. Kur humbim dhe kur fitojmë, jemi të gjithë bashkë, ndaj duhet të harrojmë këto rezultate dhe të bëhemi bashkë, për të dalë nga kjo situatë.

Sërish u zëvendësuat në minutën e 42-të…

Po, edhe me Norvegjinë u zëvendësova në të njëjtën minutë, por nuk e kuptova arsyen. Mund të them që nuk e kam pritur aspak mirë këtë.

Mund të besojmë te kjo skuadër?

Kemi bërë dy ndeshje katastrofike dhe duhet të kthejmë faqe urgjentisht. Jam shumë i mërzitur për këtë që po ndodh. Besoj se do të arrijmë t’ia dalim.

Do të donit të ktheheshit pas te periudha e De Biasit?

Ka kaluar tashmë ajo periudhë dhe duhet të shohim përpara. Gjithsesi mendoj se ishte një nostalgji shumë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat