Neymar: Babai nuk vendos për karrierën time

Futboll

Neymar: Babai nuk vendos për karrierën time

Më: 31 maj 2018 Në ora: 10:32
Neymar: Babai nuk vendos për karrierën time

Neymar ka lavdëruar babanë e tij, por këmbënguli se i merr vetë vendimet në lidhje me të ardhmen e tij. Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt Real Madridit, pas vetëm një sezoni në PSG, ku arriti për një shifër rekord prej 222 milionë € nga Barcelona, vitin e kaluar.

Babai i 26-vjeçarit ka vepruar si këshilltar i tij dhe, gjithashtu, shërben si agjent i të birit, por Neymar Jr tha se çdo vendim për karrierën ishte në duart e veta. “Babai nuk merr vendime për karrierën time. Unë jam ai, që vendos për këtë, – i tha sulmuesi i njohur revistës braziliane “VIP”.

– Ai është këshilltari më i mirë që mund të kërkoj, por, në fund, është vendimmarrja ime. Babai kujdeset për çështje të tjera, që shkojnë paralelisht me futbollin, kështu që mund të përqendrohem vetëm në profesionin tim”.

Neymar shënoi 28 gola në sezonin e tij të parë te PSG-ja dhe kontribuoi me 18 asiste. Fushata e tij përfundoi më herët nga një dëmtim në këmbë, që pësoi në ndeshjen kundër Marseille, në shkurt. Megjithatë, ai po bëhet gati për kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës së Rusisë 2018, ku do të luajë në Grupin E kundër Zvicrës, Kosta Rikës dhe Serbisë.

Në të vërtetë, shokët e tij janë optimistë në lidhje me mënyrën se si ai po shërohet, me Danilo duke deklaruar se Neymar po bëhet më i mirë dhe më i shpejtë çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat