Peruja do të ketë kapitenin në Botëror

Futboll

Peruja do të ketë kapitenin në Botëror

Më: 31 maj 2018 Në ora: 22:57
Paolo Guerrero

Kur duhen dy javë para nisjes së Botërorit, është bërë e ditur se kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero do të mund të luajë në “Rusi 2018”.

Gjykata Federale e Zvicrës pezulloi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që e kishte dënuar ish-lojtarin e Bayern Munchen për përdorim kokaine.

Falë mbështetjes së Presidentit të Federatës së Futbollit të Perusë, Edwin Oviedo, Guerrero thjesht ka përfituar nga pezullimi i përkohshëm i vendimit. Kjo do të thotë se sulmuesi, për të cilin është vërtetuar se ka përdorur kokainë, mund të marrë pjesë në Botëror, por sapo të përfundojë pezullimi i vendimit, do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 14 muaj./TCH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat