“Karius e kanë bërë portier me zor, nuk të ecën gjithmonë fati”

Futboll

“Karius e kanë bërë portier me zor, nuk të ecën gjithmonë fati”

Më: 31 maj 2018 Në ora: 23:46
Gianluca Curci

Pas paraqitje skandaloze në finalen e Champions League ku u kritikua nga miliona njerëz. Tani, edhe një ish-shok ekipi në kohën e Mainz e ka sulmuar portierin gjerman.

Një vit të tërë, Loris Karius dhe Gianluca Curci janë stërvitur së bashku te FSV Mainz. Gjithsesi, në ndeshjet zyrtare luante gjithmonë Karius.

Konkurrenti italian ishte rezerva e tij dhe në dy vite që qëndroi te Mainz nuk luajti asnjë minutë.

“Unë isha zëvendësi i tij. Ishte vendimi i klubit, që donte ta bënte me zor portier, pasi do t’i sillte shumë para,” shprehet Curci për tuttomercatoweb.

“Edhe gjatë asaj kohe ka pasur shumë fat, por fati nuk të ndihmon gjithmonë,” thumbon italiani me pamje nga finalja e Champions League, ku Karius u kthye në një figurë tragjike.

“Ai vërtetoi se nuk ka lidhje me atë nivel loje. Te goli i tretë ai nuk i bëri mirë llogaritë, ajo mund t’i ndodhë çdo portieri. Por goli i parë? As djali im 9-vjeçar nuk do ta kishte bërë atë gabim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat