Zidane merr ofertë faraonike: 50 milionë euro në vit

Futboll

Zidane merr ofertë faraonike: 50 milionë euro në vit

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 14:20
Zinedine Zidane

50 milionë euro në vit. Kjo është oferta e Katarit që Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares.

Biznesmeni i njohur Botëror, miliarderi Naguib Sawiris, ka lëshuar ‘bombën’ e ditës. Pak ditë pasi Zinedine Zidane befasisht u largua nga Real Madridi, francezi raportohet se ka marrë një ofertë vështirë të refuzueshme nga ana financiare

Sipas asaj që raporton MARCA duke iu referuar Naguib Sawirisit, Katari i ka ofruar Zidanit kontratë katër vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon, që të udhëheqë Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të mbahet në Katar dhe si pritës, e kanë tashmë të siguruar fazën e grupeve.

Zidane u largua nga Reali në mënyrë befasuese pas vetëm 2 viteve e gjysmë, pasi disa titj, mes tyre edhe 3 “Champions League-a”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat