“Më i miri i Europës”, vjen vlerësimi i radhës për Thoma Strakosha

Futboll

“Më i miri i Europës”, vjen vlerësimi i radhës për Thoma Strakosha

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 00:49
ilustrim

Thoma Strakosha ka zhvilluar një sezon gjithnjë në ngritje, duke spikatur jo vetëm në kampionatin italian të futbollit, por edhe në Europë. Shqiptari që mbron portën e Lazios dhe të kombëtares kuqezi është vlerësuar si “portieri më i mirë i ri” për sezonin 2017-2018. Ky vlerësim për shtatlartin shqiptar vjen nga “Talent Radar”, një faqe e specializuar për monitorimin e futbollistëve në Europë.

Në artikullim kushtuar Thomas Strakoshës nga “Talent Radar” shkruhet se bëri një sezon të mirë me Lazion, pavarësisht faktit se nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen ne Ligën e Kampionëve. Ai u votëbesua nga trajneri Inzagi në pozicionin e portierit të parë dhe puna e tij u shpërblye. Falë Strakoshës Lazio arriti të ishte një ekip, që mund të luante pa frikë përpara, pasi ai jepte garanci në portë. Aftësitë e tij për të ndalur topat para rrjetës e bën atë portierin e ri më të mirë të sezonit.

Më parë, këtë çmim e kanë fituar edhe portierë të tjerë si Donnarumma i Milanit, apo Karius i Liverpool, që vetëm pak ditë më parë ndëshkoi skuadrën e tij me dy gafa të rënda në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndaj skuadra angleze e sheh Thomas Strakoshën si pasues të Karius, i cili duket se tashmë ka humbur besimin. Madje mediat italiane shkruajnë se “Reds” kanë përgatitur një ofertë zyrtare, e cila është në tavolinën e presidentit të Lazios. 30 milionë euro jep Liverpool për Strakoshën, ndaj Lotito duhet të marrë një vendim, së bashku me drejtorin sportiv, Igli Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat