Chelsea zëvendëson Conte-n, zyrtarizmi punë orësh

Futboll

Chelsea zëvendëson Conte-n, zyrtarizmi punë orësh

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 15:25
Conte

Trajneri i ri i Chelsea-t do ta ketë emrin Laurent Blanc. Trajneri francez në fakt është një hap larg nënshkrimit të kontratës së re me klubin e tij të ri.

Ështu konfirmohen thashethemet që kishin një javë që qarkullonin, dhe tani nga Anglia dhe Sky Sports vijnë lajmet se gjithçka është drejt finalizimit dhe kanë mbetur vetëm detajet.

Kjo do të thotë se Maurizio Sarri nuk do të jetë trajneri i ri i Bluve.

Shkak për dështimin e marrëveshjes mes Sarri-t dhe Chelsea-t ishte klauzola 8 milionë euro e kontratës së teknikut italian, e cila ishte e vlefshme deri më 31 maj.

Pas marrëveshjes, Sarri dhe klubit londinez, Abramovich nuk kishte ndërmend të paguante klauzolën e lirimit 8 milionë euro, duke i kërkuar trajnerit ta paguajë vetë. Kjo pasi Chelsea duhet t’i japë një shumë të madhe Conte-s nëse e shkarkon.

I vetmi vend i mundshëm tani për të është Tottenham. Nëse Maurizio Pochettino zgjedh Real Madrid, atëherë mundësia që Sarri të jetë pasardhësi i tij është e madhe. Por edhe Conte është përfolur si një kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat