E dhimbshme, Nainggolan tregon si e braktisi babai

Futboll

E dhimbshme, Nainggolan tregon si e braktisi babai

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 23:38
Radja Nainggolan

Lojtari i Romës Radja Nainggolan ka treguar se kishte “muaj kur ai jetonte pa rrymë elektrike” derisa “babai ia kishte kthyer shpinën qëkurse kishte qenë i vogël”

Televizioni belg VTM sot bëri një klip të vogël me Nainggolan për një intervistë që kishte bërë të martën, ku mesfushori foli në detale për varfërinë në familjen e tij kur ai ishte i vogël.

“Ishim tre persona në shtëpi. Babai i im na la mua dhe nënën time e cila u desh të paguaj shumë borxhe të tij”, tha ai.

“Ajo fitonte 1300 euro duke punuar nga 10 orë në ditë. Ne hanim të njëjtat gjëra tri herë në javë dhe me muaj nuk kishim elektricitet”, thotë ai në rrëfimin e tij.

“Si shkova në Itali? Nuk mund të shkoja. U desh të shkojë pas gjashtë muaje, por vëllai i im më bindi mua që të rri dhe të vazhdojë. Fitojë 1400 euro në muaj në Pescara dhe isha në gjendje t’ia dërgoja nënës sime 500 euro. Babai i imë? Isha në Indonezi katër muaj më parë. Dëshiroja që t’i jepja atij një mundësi tjetër, ta falj, por ai ma ktheu shpinën më kërkoj para dhe u largua”, ka thënë në fund të rrëfimit të tij Nainggolan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat