Deklarata interesante e përzgjedhësit të Spanjës pas emërimit një ditë para Botërorit - Bota Sot
Deklarata interesante e përzgjedhësit të Spanjës pas emërimit një ditë para Botërorit

Botërori 2018

E premte, 19 tetor 2018

Deklarata interesante e përzgjedhësit të Spanjës pas emërimit një ditë para Botërorit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:06
Fernando Hierro

"Kisha tre mundësi, ta refuzoja këtë detyrë, të largohesha, ose të isha i pranishëm në organikë. Zgjodha këtë të tretën, pasi nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do ia falja vetes nëse thosha jo".

Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro, ka folur pas emërimit si trajner i Spanjës.

Ai tha se ky ishte rast që nuk refuzohej.

“Kisha tre mundësi, ta refuzoja këtë detyrë, të largohesha, ose të isha i pranishëm në organikë. Zgjodha këtë të tretën, pasi nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do ia falja vetes nëse thosha jo. Nuk duhet të shohim pas se çfarë ndodhi. Duhet të mendojmë për Botërorin tani”, tha fillimisht ish-lojtari i Realit.

Kur u pyet nëse ishte i drejtë vendimi për shkarkimin e Lopeteguit, Hierro u përgjigj:

“Presidenti foli për këtë temë. Nuk ka vlerë mendimi i të tjerëve, duhet të kthejmë faqe. Nuk duhet të rrimë e të mendojmë vetëm tek një gjë, por të mendojmë për futbollistët. Nuk mund të flasim vetëm për një temë sepse do të na humbasë përqendrimi që duhet ta kemi te Portugalia”, deklaroi Hierro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test