Ky është çmimi që Manchester United i ka vënë Martialit - Bota Sot
Ky është çmimi që Manchester United i ka vënë Martialit

Futboll

Ky është çmimi që Manchester United i ka vënë Martialit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 08:37
Anthony Martial

Manchester United ia ka vënë çmimin anësorit Anthony Martial, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë kësaj vere.

Mirror raporton se çmimi që United ia ka vendosur Martialit është 85 milionë euro, por beson se një çmim i tillë do t’ia humbë shpresat francezit për të gjetur skuadër të re.

Agjenti i tij ka thënë se Martial dëshiron të largohet nga Unitedi, me Tottenhamin, Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin që raportohet të jenë të interesuara për të.

Megjithatë, United nuk dëshiron ta shesë atë dhe shpreson se çmimi i lartë prej 85 milionë euro do t’i largojë klubet e interesuara. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test