Petkovic: Flamuri i Shaqirit nuk është për ta tërhequr vëmendjen - Bota Sot
Petkovic: Flamuri i Shaqirit nuk është për ta tërhequr vëmendjen

Futboll

E hënë, 19 nëntor 2018

Petkovic: Flamuri i Shaqirit nuk është për ta tërhequr vëmendjen

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 20:20
Xherdan Shaqiri

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Pekovic ka refuzuar që të përfshihet në debatin politik që ndodhi para ndeshjes në mes të Serbisë dhe Zvicrës, sidomos për atë se lojtari i tij ka një flamur të Kosovës në atletet e tij

Shaqiri pritet që të vazhdojë të luaj me këto atlete të cilat kanë një flamur të Kosovës në thembrën e djathtë e që ai e ka dizajnuar enkas si pjesë e trashëgimisë së tij.

Në atleten e majtë, ai ka të vënë flamurin e Zvicrës, por flamuri i Kosovës ka shkaktuar debat politik për shkak se Kosova që 10 vite ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia, e cila refuzon ta njeh atë.

“Do të flas me lojtarët dhe do të ju them që ata të bëjnë një lojë të madhe ashtu si me Brazilin. Kjo është e mjaftueshme – ne duhet të luajmë mirë kundër Serbisë. Ne duhet ta japim më të mirë dhe ne duam ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Petkovic.

Ai ka shtuar se nuk do të fokusohet të flamujt por tek paraqitja e Zvicrës.

Duhet theksuar se Vladimir Petkovic është kroat i Bosnjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test