Monchi: Nuk ka oferta për Alisson

Futboll

Monchi: Nuk ka oferta për Alisson

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 21:43
Alisson

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, thotë se deri më tani klubi nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për portierin brazilian.

Liverpooli dhe Real Madridi janë klubet më të interesuara për shërbimet e gardianit të Giallorossëve, mirëpo duket se asgjë zyrtare nuk ka ndodhur deri më tani.

“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ofertë për Alisson”, ka thënë Monchi gjatë prezantimit të Javier Pastores.

“Unë jam duke pritur vetëm që të përfundojë Kampionati Botëror, me shpresë për Brazilin sa më vonë që është e mundshme, pastaj ai të pushojë, të vijë këtu dhe të stërvitet me bashkëlojtarët e tij.

“Dua ta bëj të qartë: Deri më tash nuk ka asnjë ofertë. Nëse do të më pyesnit për (Patrick) Schick, do ta thosha të njëjtën gjë. Kam lexuar shumë, por asnjë ofertë nuk ka ardhur”.

“Ky është realiteti dhe duhet të funksionoj në këtë mënyrë”, ka shtuar drejtori i Romës, i cili më pas është pyetur nëse e konsideron Alissonin të pashitshëm.

“Askund në botë nuk ka futbollist të pashitshëm. Përgjigja e përsosur do të ishte po të thosha se është i pashitshëm, por një lojtar i tillë nuk ekziston”, ka theksuar Monchi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat